PreshevaPRESS

SHKOLLA FILLORE NË PRESHEVË KA PRANUAR DONACIN 90 BANKA DHE 180 KARRIGE

Landi i Tirolit të Austrisë dhuron donacionin e radhës për shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” të siguruara nga Komuna e Preshevës.


Përmes një postimi në faqen e Komunës së Preshevës është bërë publike lajmi për arritjen e donacionit nga Austria, kryesisht nga Tiroli.

Komuna e Preshevës ka spjeguar më tej se donacioni prej 90 banka dhe 180 karrigeve për shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë do të përdoren për klasët e nxënësve të nivelit të ult.

Në vazhdim njoftimi i plotë i Komunës së Preshevës i cili është publikuar në faqen e institucionit në rrjetin social facebook:

Landi i Tirolit të Austrisë dhuron donacionin e radhës pêr komunën tonë

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Preshevës dhe Landit të Tirolit të Austrisë, sot ka arritur në Preshevë një kamion me banka dhe karrika për nxënësit tanë.

Gjithsejt janë 90 banka dhe 180 karrika dhe do të shpërndahen për nxënësit e klasave të ulta në paralelet e shkollës fillore: Prof Ibrahim Kelmendi.

Komuna e Preshevës faleminderon Landin e Tirolit dhe përfaqësuesin e saj z. Peter Logar për donacionet e bëra për komunën tonë duke shpresuar edhe më tej në bashkëpunimin institucional edhe në sferat tjera.

TË NGJASHME

TIRANA U JEP 30 MIJË EURO SHQIPTARËVE NË LUGINË PËR TË BLERË ABETARET

PreshevaPRESS

SINANI: TAKIME VËLLAZËRORE ME MINISTRAT ZEMAJ DHE BAJRAMI

PreshevaPRESS

MINISTRI ZEMAJ PRITI NË TAKIM NJË PJESË TË DELEGACIONIT POLITIKË NGA LUGINA

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë