PreshevaPRESS

Njoftim i rëndësishëm lidhur me hapjen e konvikteve në Prishtinë

Qendra e Stundentëve të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.


Kjo për shkak të zhvillimeve epidemiologjike në vend.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, nga QS-ja thonë se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve, ndërsa kanë shtuar se për çdo vendim, studentët do të njoftohen me kohë.

“Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentët për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do të njoftoheni”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre. /GazetaSinjali

TË NGJASHME

Themelohet Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës

PreshevaPRESS

Nasim Haradinaj e konfirmon se Hysni Gucati po arrestohet nga EULEX-i

PreshevaPRESS

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë / Foto

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë