PreshevaPRESS

KON: PRESHEVA NË MESIN E VENDEVE QË KËRKOJNË VËMENDJE TË SHTUAR

Epidemiologu Predrag Kon ka thënë se situata në katër qytete është shqetësuese.


Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar dhe atyre në spitale është 36 përqind e të gjithëve në Serbi. Kragujevc, Zajeçar dhe Preshevë janë gjithashtu vende për të u shqetësuar dhe ka mbi 8.5 përqind pozitivitet,” tha ai.

“Ne jemi në një situatë ku gjithçka varet nga ne, shkollat kanë filluar të punojnë, ka kontroll të rreptë, por fakti është se vërehet zvoglimi i numrit të njerëzve që po respektojnë masat mbrojtëse” ka thë ë Kon.

Ai shtoi se Shtabi i Krizave në Kragujevc u paralajmërua që duhet të përcjell gjendjen me vëmendje të shtuar, veçanërisht gjatë fundjavës.

Kon shtoi se ekziston një planifikim i mbledhjeve për të cilat duhet të mendojmë seriozisht.

Ai tha se një seancë e Shtabit të Krizave do të mbahet të hënën dhe se ata do të vendosnin për një karantinë të mundshme për të ardhurit nga vende të caktuara.

Vetëizolimi i detyrueshëm, testimi pas hyrjes në Serbi është një opsion që po konsiderohet ende tha epidemiologu Dr. Predrag Kon dhe tha se ai nuk pret që shtabi i krizës ta miratojë atë vendim të hënën.

Masa që po zbatohet tani është që çdo qytetar në kufi merr një paralajmërim që kushdo që ka ndonjë problem duhet të raportojë menjëherë në institutin lokal të shëndetit publik, tha Kon. Kjo vlen për qytetarët tanë, ndërsa të huajve u kërkohet të bëjnë një test negativ PCR.

“Unë nuk pres karantinë, por ndoshta kjo do të ndryshojë ditën e hënë.”

TË NGJASHME

SOT SHQYRTOHET MUNDËSIA E KTHIMIT TË VETË-IZOLIMIT TË OBLIGUAR / VIDEO

PreshevaPRESS

COVID19 / 6 RASTE TË REJA POZITIVE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME MBAN MBLEDHJE

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë