PreshevaPRESS

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur sot gazetari Sulejman Gashi.


Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja, të cilët kanë dhënë detaje po ashtu rreth varrimit të tij, përcjell “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.Me respekt,Familja e z. Sulejman Gashi.

TË NGJASHME

Mirëdita, Dobar dan: Një festival që shqetëson rinin djathtiste në Beograd

PreshevaPRESS

Në Preshevë publikohet numri i tretë i revistës për fëmijë dhe të rinj “Shpresa”

PreshevaPRESS

Në Beograd këtë vit realizohet edicioni i shtatë i festivalit “Mirëdita, dobar dan”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë