PreshevaPRESS

SHQIPRIM MUSLIU TAKOHET ME MINISTRIN KOSOVAR TË MBROJTJES ANTON QUNI

Kryetari i LPD-së, i cili njëherit është edhe zavendëskryetar i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Anton Quni. 


Përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook, Musliu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar Ministrine e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, nga i cili ka kërkuar kuota të veçanta në Akademinë Ushtarake të FSK-së për kanidatët e Luginës së Preshevës.

“Ne takim me z. Quni, kerkova nga ky i fundit qe te krijohet nje kuote e veçante per kandidatet per kadet nga Lugina e Presheves qe jane njekohesisht banore te Republikes se Kosoves.” ka shkruar Musliu mes tjerash në facebook.

Ai përes këtij njoftimi në facebook ka treguar se ka marrë zotim nga Ministri Quni për realizimin e kësaj kërkese të Musliut.

Në vazhdim postimi i plotë i Musliut në profilin e tij në facebook:

Sot u takova me ministrin e Mbrojtjes se Republikes se Kosoves, z. Anton Quni.

Ne takim me z. Quni, kerkova nga ky i fundit qe te krijohet nje kuote e veçante per kandidatet per kadet nga Lugina e Presheves qe jane njekohesisht banore te Republikes se Kosoves.

Ministri Quni u zotua se ne te ardhmen do te kete kuote te posaçme per kandidatet per Akademi Ushtarake ne Forcen e Sigurise se Kosoves.

Shqiptaret e Lugines se Presheves, kudo qe jetojne, jane pjese e pandashme e agjendave te mia politike.

TË NGJASHME

KLUBI FUTBOLLISTIK I FEMRAVE”PRESHEVA” TEMË E EPISOTIT TË PARË NË “KARTOLINË NGA JUGU”

PreshevaPRESS

BEJZAD ASLLANI SHPALLET ZYRTARISHT DREJTOR NË ENTIN PARASHKOLLOR “8 MARSI” NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

ZAVENDËSKRYETARI I KOMUNËS ALIU MERR KOMPETENCAT E KRYETARIT TË PRESHEVËS

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë