PreshevaPRESS

Bëri sfidën e ‘Tik Tok’, humb jetën tragjikisht 15-vjeçarja

Një 15-vjeçare nga Amerika ka humbur jetën aksidentalisht pasi u bë pjesë e një sfide të re që po qarkullon në “Tik Tok”.


Chloe Phillips vdiq nga mbidoza e medikamentit Benadryl, më 21 gusht, në Oklahoma City, Oklahoma. Historia e adoleshentes u bë kryefjalë e lajmeve në fillim të javës, pasi familja e saj paralajmëroi të mos e provonin këtë sfidë vdekjeprurëse.

Benadryl është një medikament pa recetë që trajton alergjitë dhe ftohjen. Por sipas ekspertëve, konsumimi në sasi të mëdha mund të çojë deri në vdekje. Një ekspert për mediat në Oklahoma tha se adoleshentët mendojnë se ky medikament jep efektet e marijuanës, por kjo nuk është e vërtetë.

Pasi konsumojnë Benadryl, të rinjtë mund të përjetojnë halucinacione dhe efekte të ngjashme me droga të jashtëligjshme. Nën këto afekte ata filmojnë veten dhe e publikojnë në Tik Tok.

Scott Schaeffer, drejtor i Qendrës për Informacione nga Helmet dhe Drogat. Në Oklahoma, tha për mediat se kjo metodë mund të shkaktojë rrezik të madh për jetën.

Në fillim, mund të pësojnë kriza e më pas sëmundje në zemër. Zemra ka tendencë të dalë nga ritmi i saj i zakonshëm dhe të mos pompojë gjak në mënyrë efektive./GazetaExpress

TË NGJASHME

Ngjarjet që shenojnë datën 29 shtator

PreshevaPRESS

Pamje apokaliptike / Deti “pushton” autostradën, nuk “kursen” asgjë që i del përpara…

PreshevaPRESS

Ekuinoksi i vjeshtës! Sot, dita e nata të barabarta

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë