PreshevaPRESS

PRESHEVA, DORËHEQJET DHE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Kuvendi Komunal është organi më i lartë në nivel të vetëqeverisjes lokale, ai zgjedh udhëheqjen komunale.


Pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit të Preshevës dhe daljen e tij nga koalicioni qeverisës në Preshevë, qeverisja lokale në Preshevë nuk ka numrat e nevojshëm për të marrë asnjë vendim në Kuvendin komunal.

Por cilat janë mundësitë?

Sipas përbërjes aktuale të Kuvendit Komunal në Preshevë, nga 38 këshilltarë të Kuvendit sa ka gjithsej, Alternativa për Ndryshim ka 15 përfaqësues, Partia Demokratike Shqiptare përfaqësohet me 10 këshilltarë, Partia për Veprim Demokratik ka 7 këshilltarë, Lëvizja për Reforma të PDSH-së përfaqësohet me 3 mandate, Lista Serbe me dy këshilltarë dhe një këshilltare është e pavarur.

Në bazë të këtyre numrave, momentalisht në Kuvendin e Preshevës kemi gjithsej 21 këshilltarë që janë kundër udhëheqjes së Shqiprim Arifit, dy këshilltarët e  Listës Serbe të cilët shprehin kushtimisht dëshirën për të qenë pjesë e qeverisjes pa marrë parasysh kush e udhëheqë atë, dhe 15 këshilltarë të Alternativës për Ndryshim.

Ajo që është e paqartë edhe më tutje është se sa nga këshilltarët e APN-së do të mbajnë anën e kryetarit të tyre dhe të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe sa do të vazhdojnë udhëtimin politik duke përkrahur zëvendëskryetarin e Komunës së Preshevës, Armend Aliu, në krijimin e partisë së re. Deri më tani, nga kontaktet e veta brenda APN-së, PreshevaPRESS ka mësuar se Armend Aliu, gëzon përkrahjen e më së paku katër këshilltarëve të partisë së tij të deritanishme.

Presheva  dhe zgjedhjet e parakohshme?

Që nga viti 2016 kur edhe për herë të parë ka garuar Alternativa për Ndryshim, në Preshevë nuk ka qenë e mundur asnjëherë që një qeverisje të kryej mandatin e sajë të plotë. Deri më tani kemi pasur zgjedhjet e rregullta në muajin prill të vitit 2016, zgjedhjet e parakohshme të dhjetor të vitit 2017, si dhe siç po lënë të kuptohet partitë politike zgjedhjet e reja të parakohshme të cilat do të shpallen pas krijimit të situatës politike së fundmi në Preshevë.

Deri më tani të qartë në qëndrimin e tyre pro zgjedhjeve të parakohshme kanë qenë Shqiprim Arifi, kryetari aktual i Komunës së Preshevës dhe APN-së edhe Sami Salihu – kryetar i Kuvendit të Preshevës dhe LRPDSH-së.

Dy udhëheqësit e partive opozitare në Preshevë, Ragmi Mustafa – kryetar i PDSH-së  dhe Ardita Sinani – kryetar e degës së PVD-së në Preshevë, nuk kanë qartësuar pozicionin e tyre në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Derisa Mustafa dhe PDSH nuk kanë reaguar në lidhje me situatën politike të krijuar së fundmi, Sinani përmes një postimi në profilin e saj privat ka thënë se “Koha e Shqiprim Arifit ka perënduar!”. Ajo gjithashtu ka thënë se ” Presheva duhet të udhëhiqet me qeverisje të përgjegjshme, larg krimit të organizuar e korrupsionit dhe me duar të pastra.”, por duke mos përmendur asnjëherë zgjedhjet e parakohshme.

Ajo që është risi e zgjedhjeve të parakohshme, tani më dihet që Armend Aliu do të paraqitet me një parti të re, e cila sipas burimeve të PreshevaPRESS do të quhet ADSH – Alternativa Demokratike Shqiptare, derisa po përflitet riaktivizimi i UDSH-së dhe RD-së në zgjedhjet e parakohshme.

TË NGJASHME

SHQIPRIM ARIFI HAP SEZONIN E RI TË PREMTIMEVE, PREMTIMET E VJETRA MBETEN PA REALIZUAR

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë