PreshevaPRESS

KRYETARI I BUJANOCIT KA PRITUR NË TAKIM EPIDEMIOLOGUN TIODOROVIC

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ka pritur në një takim epidemiologun Dr. Branislav Tiodoroviq, i shoqëruar nga drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dhe ai i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.


Temë bisedimi ishte gjendja e rëndë shëndetësore e krijuar në komunën e Bujanocit si pasojë e përhapjes së Covid-19 dhe infektimi i madh i qytetarëve nga kjo sëmundje.

Kryetari Arifi njoftoi Dr.Tiodoroviqin rreth masave që ka marrë Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe nivelin e respektimit të këtyre masave.

Nga ana tjetër, Dr. Tiodoroviq theksoi se Bujanoci në fazën e parë të paraqitjes së Covid 19 ka kaluar shumë mirë, por në këtë fazë të dytë gjendja ka ndryshuar për të keq, fatkeqësisht. Ai gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të të gjitha institucioneve përgjegjëse për sensibilizimin e opinionit rreth rrezikshmërisë nga ky virus.

Gjatë ditës po mbahet edhe mbledhja e radhës e Shtabit të Situatave të Jashtëzakonshme, ku pas raportimit të drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Dr. Jovanoviq dhe Inspekcionit Komunal, anëtarëve të shtabit do t’i drejtohet Dr. Tiodoroviq.

Në fund të mbledhjes, priten masa të reja për parandalimin e pandemisë Covid 19.

TË NGJASHME

TIRANA U JEP 30 MIJË EURO SHQIPTARËVE NË LUGINË PËR TË BLERË ABETARET

PreshevaPRESS

SINANI: TAKIME VËLLAZËRORE ME MINISTRAT ZEMAJ DHE BAJRAMI

PreshevaPRESS

MINISTRI ZEMAJ PRITI NË TAKIM NJË PJESË TË DELEGACIONIT POLITIKË NGA LUGINA

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë