PreshevaPRESS

729 vjet shtet, Zvicra feston përvjetorin e pavarësisë

People in traditional costumes pose as fighter jets of the 'Patrouille Suisse' (Swiss patrol) and a commercial plane pass during celebrations of the Swiss National Day at the Fete des Vignerons (Winegrowers' Festival), a traditional festival which takes place approximately every 25 years in Vevey, western Switzerland, on August 1, 2019. - August 1 was chosen because the Federal Charter of 1291 was dated 'at the beginning of the month of August'. The document is considered one of the country's most important founding documents. (Photo by FABRICE COFFRINI / AFP)

Shteti i Zvicrës sot mbushi 729 vjet. Shtet ky i cili sheh prapa një histori të bujshme përpjekjesh dhe suksesesh.


Për fillim duhet theksuar se në vitin 1291 Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkëngjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Shafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash, transmeton albinfo.ch.

Nga 1527 deri 1531 Zvicra ka përjetuar periudhën e reformacionit. Kjo e ndau federatën në katolikë dhe protestantë. Për 200 vite, këto kampe luftuan njëri-tjetrin. Më 1798 bie Besëlidhja. Trupat franceze të Napoleonit marshojnë në Zvicër. Vendi bëhet një shtet nën protektoratin e Francës – Republika Helvetike.

Në periudhën ndërmjet 1803 deri 1815 ndodh rilindja e Federatës. Asaj i bashkëngjiten kantone të tjerë: SG, GR, AG, TG, TI, VD, VS, NE, GE. Në këtë kohë Zvicra fiton kufijtë që ka edhe sot. Në Kongresin e Vjenës, në vitin 1815, vendet fqinje e njohën neutralitetin e Zvicrës.

Më 1847 Zvicra rrëshqet në një luftë qytetare mes kantoneve konservative katolike dhe atyre liberale protestante. Të parët kërkonin ruajtjen e Konfederatës, të dytët kërkonin një shtet të centralizuar. Shteti i sotëm i Zvicrës është krijuar më vitin 1848 me mbarimin e luftës qytetare përmes një kompromisi. Zvicra konstituohet si një konfederatë me një kushtetutë federative.

Kantonet fitojnë me këtë autonomi të mëdha. Në vitin 1874 bëhet një revizion i përgjithshëm i kushtetutës. Kjo i forcon të drejtat qytetare dhe të federatës në kurriz të kantoneve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Zvicra mbetet neutrale dhe kursehet nga ajo. Shteti Helvetik bëhet strehë e mijëra hebrenjve.

Periudha 1945 deri 1975 njeh një konjukturë të lartë ekonomike. Në këtë kohë inkurajohet edhe migracioni i të huajve. Në vitin 1947 themelohet shtylla e parë e sigurimit social – AHV. Në 71-shin futet e drejta e votës dhe zgjedhjes për gratë në rrafsh nacional.

Në vitin 1979 themelohet Kanton Jura. Dy vite më vonë ndodhin marrëveshjet bilaterale me Unionin Evropian. Në vitin 2002 Zvicra bëhet anëtare e OKB-së. 2014-ta do mbahet mend për Iniciativën e Migracionit Masiv, e cila u pranua me 50.2 për qind. Sivjet Zvicra u vërshua nga valë refugjatësh kosovarë, por sidomos nga vatrat e krizës në Lindjen e Afërt dhe Afrikë. /AlbInfo

TË NGJASHME

Mediat amerikane: Miku i shqiptarëve në Amerikë humbet zgjedhjet paraprake

PreshevaPRESS

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

PreshevaPRESS

Shpërthen fabrika e fishkezjarreve në Turqi: 6 persona vdesin

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë