PreshevaPRESS

SINANI: KY PUSHTET NUK E KA HALLIN E QYTETARËVE POR REHATINË, PRIVILEGJET DHE PËRFITIMET E VETA!

Nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik për Preshevën, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook ka apeluar për respektimin e rekomandimeve të profesionistëve për mbrojtje nga shpërndarja e pandemisë Covid19 dhe ka akuzuar pushtetin lokal në Preshevë se ka ndërmarrë masa gjysmake.


Ardita Sinani përmes një postimi bë profilin e saj në facebook ka thënë se përkundër shpresës se me kalimin e kohës gjendja me pandeminë Covid19 do të përmirësohet në Presheve, po ndodhë e kundërta.

Për këtë përkeqësim Sinani ka akuzuar pushtetin lokal në preshevë se ka ndërmarrë masa gjysmake, të pa kordinuara dhe të pa mjaftueshme.

Ajo përmes këtij postimi ka thënë se virusi SARS-CoV-2 nuk njeh orare dhe nuk mund të jetë i rrezikshëm vetëm gjatë natës, duke lënë të kuptohet se është kundër vendimit për kufizimin e orarit të bizneseve në fushën e gastronomisë.

Krejt në fund, Sinani ka akuzuar pushtetin se nuk po miret me hallin e qytetarëve por gjat kohës së pandwmisë po siguron për vete rahatinë, privilegjet dhe përfitimet e veta.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Ardita Sinanit në profilin e saj në facebook:

Të nderuar qytetar të Preshevës,

Shpresonim se me kalimin e kohës gjendja me Pandeminë do të përmirësohet, por sa duket po ndodhë pikërisht e kundërta!

Lajmet për raste të reja të infektuarve vazhdojnë të mbeten shqetësim për secilin nga ne.

Situata e kërkon që të vazhdojmë të jemi të disiplinuar duke ndjekur rekomandimet e profesionistëve për bartjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe larjen e shpeshtë të duarve, në mënyrë që ta mbrojmë veten dhe familjet tona!

Të nderuar qytetarë, masat e ndërmarra nga pushteti lokal, mbeten jo të plota, gjysmake, të pa koordinuara dhe të pa mjaftueshme!

Unë dhe PVD asnjëherë nuk kemi përkrahur masat e ndalesës dhe të restrikcionit, por masat e ruajtjes së distancës, parandalimit dhe vetëdijesimit, sepse virusi nuk njeh orare dhe nuk mund të jetë i rrezikshëm vetëm gjatë natës!

Cili është kuptimi i ndalesës së punës për të gjithë gastronominë në mbrëmje, kur gjatë ditës nuk vlen asnjë masë që rregullon sjelljen e secilit nga ne për ruajtjen e distancës në këtë kohë të Pandemisë!

Komuna e Preshevës nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë serioze shpjeguese dhe vetëdijesuese për qytetarët!

Qytetarë të nderuar, fjalori i pa denjë i kryetarit të komunës në komunikim me Ju nëpër rrjete sociale, blerja e veturës së re për luksin e kryetarit, në kohë Pandemie, kur komuna e Preshevës ka edhe tri vetura tjera në gjendje shume të mirë, duke mos pasur as brengën më të vogël për bizneset që po falimentojnë dhe vështirësitë e shumë familjeve në nevojë me familjarët e tyre të infektuar me virus, po tregojnë karakterin e vërtetë, zhvatës dhe jo serioz të kryetarit të komunës dhe këtij pushteti mashtrues!

Ky pushtet nuk e ka hallin e qytetarëve por rehatinë, privilegjet dhe përfitimet e veta!

Unë kërkoj edhe një herë nga ky pushtet që të formojë një grup punues të përbashkët nga ekspertët i cili do të përgatisë një pako tjetër të ndihmës për bizneset sidomos ata të gastronomisë, e në veçanti për familjet e izoluara dhe të prekura nga Pandemia!

Me respekt,
Ardita SINANI

TË NGJASHME

REAGON KRYETARI I OVL UÇPMB-së, NAZMI HAJREDINI

PreshevaPRESS

KRYETARI I BUJANOCIT KA PRITUR NË TAKIM EPIDEMIOLOGUN TIODOROVIC

PreshevaPRESS

INSPEKTORI PËR KOMUNIKACION SADRIU NJOFTON PËR SINJALIZIMIN E RRUGËVE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë