PreshevaPRESS

COVID19 / KRYETARI I PRESHEVËS PUBLIKON TË DHËNAT JAVORE TË TË PREKURVE

Kryetari i Preshevës ka publikuar të dhënat statistikore për gjendjen e pandemisë Covid19 në Preshevë gjatë javës së kaluar.


Shqiprim Arifi përmes një cicerimi në rrrjetin social Twitter ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e të infektuarve nga virusi SARS-CoV-2 gjatë javës së kaluar në territorin e komunës së Preshevës.

Arifi përmes cicërimës ka treguar se 17% e të testuarve kanë rezultuar të infektuar nga Covid19 dhe se mosha mesatare është 59 vjeç.

Në vazhdim ju sjellim cicerimën e fundit të Shqiprim Arifit në lidhje me situatën e të infektuarve me virusin SARS-CoV-2 që shakkton pandeminë Covid19 në Preshevë për javën e kaluar:

Të dhënat javore për gjendjen e #Covid19 Preshevë 21-27.07
Nga 106 pacient të paraqitur për kontrollë,
18 pacient pozitiv me testin e shpejtë Elisa (17%), ndërsa 5 kanë rezultuar pozitiv me PCR test.
Mosha mesatare është 59.
Çdo secili nga ne tani punon për jetën e të gjithëve 🙏 

TË NGJASHME

COVID19 / 6 RASTE TË REJA POZITIVE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

DR.TIODOROVIC: GJENDJA NË PRESHEVË DHE BUJANOC JASHT KONTROLLIT

PreshevaPRESS

BILANCI I COVID19 NË PRESHEVË E BUJANOC

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë