PreshevaPRESS

COVID19 NË BUJANOC / NUK PËRPUTHEN TË DHËNAT LOKALE ME ATO TË NGA VRAJA

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka mbajtur mbledhjen e parë me përbërjen re të qeverisjes lokale dhe ka vlerësuar se gjendja me koronavirusin e ri mbetet e rëndë.


Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Lelja Jovanoviq dha disa statistika lidhur me infektimin e 22 pacientëve të rinj mirëpo krahasuar me të dhënat tjera zyrtare nuk përputhen të dhënat, shkruan Titulli.com.

Ndërsa sipas të dhënave nga Instituti për Shëndetin Publik në Vrajë nga dita e premte deri të hënën janë regjistruar 77 persona të infektuar me koronavirusin e ri në rrethin e Pçinjës, transmeton Titulli.com.

Nga këto të dhëna thuhet se numri po rritet në komunën  e Bujanocit duke shkuar deri në 26 në mesin e tyre 6 të punësuar në shtëpinë e shëndetit dhe disa nga barnatoret e qytetit.

Drejtoresha Jovanoviq në mbledhjen e shtabit për situata të jashtëzakonshme propozoi që për shkak se nuk po respektohen masat e përcaktuara për dy javët e ardhshme të ketë orë policore në komuën e Bujanocit.

Një propozim i saj nuk gjeti mbështetje nga organet komunale sepse sipas tyre orën policore mundë të caktoj vetëm ministria e punëve të brendshme../Titulli.com

TË NGJASHME

COVID19 / 6 RASTE TË REJA POZITIVE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

DR.TIODOROVIC: GJENDJA NË PRESHEVË DHE BUJANOC JASHT KONTROLLIT

PreshevaPRESS

BILANCI I COVID19 NË PRESHEVË E BUJANOC

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë