PreshevaPRESS

KOMUNA E PRESHEVËS SQAROHET NË LIDHJE ME LAJMIN PËR BLERJEN E VETURËS LUKSOZE

Komuna e Preshevës përmes një postimi në faqen e saj në facebook, sqaron situatën me blerjen e veturës së re luksoze për nevojat e kryetarit.


Përmes këtij sqarimi Komuna e Preshevës ka akuzuar nënkryetarin e PDSH-së, Ilir Sadriu, për shpifje pasi që dokumenti i publikuar nga ai nuk ka të bëjë me veturën e vjetër dhe se çmimi nuk është real pasi që në çmim është përfshirë edhe vetura e vjetër.

Në vazhdim po ju sjellim sqarimin e plotë të Komunës së Preshevës në lidhje me blerjen e veturës luksoze, të bërë në faqen e saj në facebook:

SQARIM

Në bazë të një shkrimi që është publikuar mbrëmë nga persona të pandërgjegjshëm që qëllim të vetëm kanë vetëm shpifjen, jemi të obliguar ta sqarojmë këtë shkrim.

Në shkrimin e këtij personi është publikuar dokumenti kinse kryetari i komunës për nevojat e veta ka blerë veturë përafërsisht 39000 euro.

Sa për sqarim të opinionit duke e ditur se kryetari aktual, në vitin 2016 që nga ardhja e tij në krye të komunës, si veturë zyrtare ka pëdorur veturën e ish kryetarit, e cila është përafërsisht 8 vite e vjetër dhe me kilometrazh të tepruar, ka qenë veturë e cila 4 vite me radhë është përdorur nga kryetari aktual edhepse ka pasur nevoj për tu ndërruar, ne e kemi stërzgjatur ndërrimin, i kemi dhënë prioritet administratës, ku para 1 viti kemi marrë 2 vetura për administratën dhe në fund tash edhe vetura e cila po i bën 8 vite në përdorim, me qindra e mijëra kilometra dhe e cila nuk i plotëson më kushtet për të udhëtuar zyrtarisht dhe kualitativ.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto, në muajin Janar të këtij viti kemi filluar procedur për kontraktimin e veturës së re, ndërsa për shkak të pandemisë Covid 19 kjo procedurë është zgjatur deri më tani.

Dokumenti që është publikuar mbrëmë i përket tenderimit të veturës së vjetër që prap kemi të bëjmë me shpifje të personit të pandërgjegjshëm që tenton ta manipuloj opinionin publik, ku ka cekur se çmimi i kësaj veture është 39000 eurove.

Ky çmim nuk është real, pasi që në dokumentin e mbrëmshëm është e përfshirë edhe vetura e vjetër.

TË NGJASHME

REAGON KRYETARI I OVL UÇPMB-së, NAZMI HAJREDINI

PreshevaPRESS

KRYETARI I BUJANOCIT KA PRITUR NË TAKIM EPIDEMIOLOGUN TIODOROVIC

PreshevaPRESS

INSPEKTORI PËR KOMUNIKACION SADRIU NJOFTON PËR SINJALIZIMIN E RRUGËVE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë