PreshevaPRESS

SERBIA DHE DYSTANDARDI NË RAPORT ME SHQIPTARËT E PRESHEVËS

Tash e tri vite më herët shqiptarët e Preshevës malltretohen nëpër pultet e policisë lokale për të drejtën e posedimit të një dokumenti.


Kohës së fundit problematika me emërtimin e rrugëve dhe numrat e vendbanimit të shqiptarëve të Preshevës po i sjell probleme të mëdha dhe vonesa kohore, nëse aplikojnë për vazhdimin e një dokumenti identifikues apo të udhëtimit.

Derisa me rregullat dhe ligjet e fundit i kërkohet qytetarëve shqiptarë të Preshevës që patjetër të posedojnë numrin e objektit ku banojnë, kjo gjë nuk është e njejtë për vetë institucion që lëshon dokumentin.

Nëse secili prej nesh aplikon për një termin për dokumentin identifikues apo të udhëtimit në mënyrë online, përmes faqes në internet “euprava” që në shqip i bie eadministrata, shihet se objekti i vetëm në të cilin mund të aplikosh për shërbimin e nevojshëm, nuk ka numër në adresën e lokacionit ku gjindet.

Screenshot nga faqja euprava

Në këtë askpkt viet në konfuzion se a është problemi tek të gjitha objektet pa numra, siç janë edhe institucionet, apo vetëm e objekteve të banimit në Preshevë!?

Përgjigja mbetet të zbulohet!

TË NGJASHME

Horoskopi ditor, 16 qershor 2020

PreshevaPRESS

Parashikimet e motit për fundjavë

PreshevaPRESS

Horoskopi ditor, 2 maj 2020

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë