PreshevaPRESS

Kurti: Sot bëhen 25 vjet nga deklarata e Vuçiq “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë”

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, ku ai kishte deklaruara se “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë”.


Ai ka publikuar edhenjë video tjetër, ku shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës.

“Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit:

Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video. (Videon e dytë nuk bën ta shohin fëmijët si dhe njerëzit e tejndjeshëm):

https://www.youtube.com/watch?v=Gk5xOM7ECwI&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0GiVA4PDwNmekq0tKc2bXLkvxBea0GOV–CFP_vIV2IzI-Rha7j7PN3DY

Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

TË NGJASHME

KFOR’i sqaron futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Ishim në patrullim të sinkronizuar

PreshevaPRESS

Haziri për rastin në Karaçevë: Kufiri duhet të jetë në Ristovc, koha me e kry këtë punë

PreshevaPRESS

Policia konfiskon 20 kilogram marihuanë dhe 320 gram heroin

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë