PreshevaPRESS

Vdes në moshën 91-vjeçare kompozitori Ennio Morricone

Ennio Morricone, kompozitori i famshëm italian, simfonitë e të cilit u shfrytëzuan për shumë filma, nga ata romantikë e deri te filmat triller dhe sci-fi, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.


Morricone kishte thyer femurin e tij ditë më parë dhe vdiq gjatë natës së mbrëmshme në një klinikë në Romë. Vdekjen e tij e konfirmoi avokati i tij, Giorgio Assumma, shkruan “The Guardian”, transmeton “Zeri.info”.

Kompozitori italian ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma të tillë si “Malena”, “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America” ose dhe “Nuovo cinema Paradiso”.

I lindur në Romë në vitin 1928, Morricone e kapi trumbetën e tij dhe shkroi kompozimin e tij të parë në moshën gjashtëvjeçare.

Ai studioi muzikën klasike dhe pas diplomimit filloi të shkruajë vepra për teatër dhe radio. Ai u punësua si aranzhues në kompaninë RCA në Itali dhe gjithashtu filloi të shkruante për pop-artistët; këngët e tij u bënë hite për Paul Ankan, Françoise Hardyn dhe Demis Roussosin, ndërsa ai më vonë bashkëpunoi edhe me “Pet Shop Boys”. Ai gjithashtu i theu kufijtë dhe bëri vepra avangarde me “Gruppo di Improvvisazione di Nuova Consonanza”, një kolektiv i kompozitorëve eksperimentalë e improvizues.

Veprat e Morricones ishin një ndikim i qartë edhe për Quentin Tarantinon, i cili e punësoi atë për filmin e tij vestern “Hateful Eight”. Me këtë Morricone fitoi “Oscar”-in e tij të parë, përveç çmimit të tij të arritjeve jetësore. Tarantino gjithashtu përdori muzikën e tij edhe në “Kill Bill”, “Inglourious Basterds” dhe “Django Unchained”.

Ai shpesh i përsëriste nëpër turne veprat kryesore nga katalogu i tij. Ai shiti më shumë se 70 milionë albume, dhe, përveç dy çmimeve “Oscar”, fitoi edhe katër çmime “Grammy” dhe gjashtë BAFTA, shkruan “The Guardian”.

TË NGJASHME

Arton Humolli shpallet fitues në konkursin më të madh të fotografisë në botë

PreshevaPRESS

Hapet Luvri/ Vizitorët kthehen pas 16 javësh

PreshevaPRESS

Takimi historik në Shtëpinë e Bardhë: Richard Nixon – Elvis Presley

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë