PreshevaPRESS

Kur mund të shpallet kampion Real Madridi dhe çfarë duhet të ndodhë

Derisa po i afrohemi fundit të kampionatit spanjoll, tashmë kanë nisur kalkulimet e ndryshme se si dhe kur mund të shpallet Real Madridi kampion në sezonin 2019/2020.


Klubi kryeqytetas është katër pikë përpara rivalit të përbetuar, Barcelona, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Më poshtë, jua sjellim disa kombinime në rezultate dhe kohë se kur mund ta festojë titullin ekipi i Zinedine Zidane, gjithmonë duke e llogaritur se ka fatin në duart e veta.

Ndeshjet e mbetura të Real Madridit dhe Barcelonës (Foto: Telegrafi)

Nëse Los Blancos triumfojnë ndaj Deportivo Alaves të premten dhe Blaugranët sigurojnë vetëm një pikë në ndeshjet ndaj Espanyolit (në mesjavë) dhe Real Valladolidit (të shtunën), atëherë Mbretërit do ta sigurojnë titullin e 34 në fundjavën që vjen.

Data e radhës është 13 korriku (e hënë), kur Merengues vizitojnë Granadan. Nëse lideri regjistron fitore edhe ndaj Alavesit edhe ndaj Granadas, Barca do ta ketë të pamundur që ta arrijë rivalin në rast se dështon ta mposhtë qoftë Espanyolin qoftë Valladolidin. Nëse katalunasit barazojnë në të dyja ato takime, atëherë Madridit do t’i mjaftojë një fitore dhe një barazim (katër pikë) ndaj Alavesit dhe Granadas.

Më pastaj, Reali do të luajë kundër Villarrealit të enjten (16 korrik). Pavarësisht rezultateve të Blaugranëve, Mbretërit janë të vetëdijshëm se nëse fitojnë ndaj Alavesit dhe Granadas, si edhe nëse i marrin tri pikë ndaj Nëndetëses së Verdhë, atëherë do të shpallen kampionë.

TË NGJASHME

Matic rinovon kontratën me Manchester United deri në vitin 2023

PreshevaPRESS

Pas 100 ditë pauzë, nesër rikthehet Premierliga

PreshevaPRESS

Data kur do të fillojë Premier League, të gjitha ndeshjet do të jepen live në televizion

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë