PreshevaPRESS

MË 1 KORRIK KONFIRMOHEN VOTAT PËR 3 DEPUTETËT SHQIPTAR NË PARLAMENTIN E SERBISË

Në bazë të rezultateve nga Komisioni Republikan Zgjedhorë prej 97,23 % të votave të përpunuara  lista shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ka fituar 3 mandate të deputetit në parlamentin e  Serbisë.


Me gjithë këtë votimi për zgjedhjet parlamentare do të përsëritet në 9 qendra të vendvotimit në komunën e Bujanocit.

Sipas renditjes së kandidatëve mandatin nga lista shqiptare e unifikuar e fitojnë Shaip Kamberi nga PVD, Argjend Bajrami nga APN dhe Nadije Beqiri nga PD mirëpo këto rezultate do të konfirmohen pas rivotimit për zgjedhje parlamentare më 1 korrik për, transmeton Titulli.com.

Zgjedhje parlamentare janë mbajtur më 21 qershor në të cilën morën pjesë 3.159.748 votuese nga  6.584.376 sa ka gjithsejtë të drejtë votë ne nivel të Serbisë.

Rivotimi për zgjedhjet parlamentare do të bëhet më 1 korrik dhe partitë shqiptare kanë bërë thirrje për të dalë duke votuat listën shqiptare./Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

KOMUNA E BUJANOCIT KA HAPUR KONKURSIN PËR BASHKËFINANCIM TË PROJEKTEVE NË FUSHËN E INFORMIMIT

PreshevaPRESS

DREJTORI I SHTËPISË SË SHËNDETIT DENOHET ME 3 MUAJ BURGIM

PreshevaPRESS

CAKAJ: MARRËVESHJA PËR LISTËN E PËRBASHKËT SHPIEN DREJT UNIFIKIMIT IDEOLOGJIK KARSHI SERBISË

PreshevaPRESS