PreshevaPRESS

AP: Përveç Thaçit e Veselit edhe 8 ish – luftëtarë të UÇK-së akuzohen për krime lufte

Associated Press raporton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së, po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime gjatë luftës.


“Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish luftëtarët e tjerë separatistë u akuzuan për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë vrasjen, nga një gjykatë që hetonte krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-99 me Serbinë.

Në një deklaratë të lëshuar nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, bëhet e ditur se presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerë të dyshuar “janë përgjegjës për afro 100 vrasje”.

Akuza të tjera përfshijnë zhdukjen me forcë, persekutimin dhe torturat.

TË NGJASHME

Gazeta franceze zbulon lidhjet e Dick Martyt me spiunin rus para publikimit të raportit për trafikim organesh

PreshevaPRESS

Kadri Veseli: Jam krenar për luftën e UÇK-së, mohoj përfshirjen në aktivitete kriminale

PreshevaPRESS

Carpenter: Pas aktakuzës ndaj Thaçit, dialogu në Uashington do të duhej anuluar

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë