PreshevaPRESS

SHQIPTARËT HUMBIN BUJANOCIN, PËR HERË TË PARË PARTIA E VUÇIQ FITON ZGJEDHJET

Gjatë ditës së djeshme në komunën e Bujanocit u mbajtën zgjedhjet lokale ku për herë të parë që nga viti 2002 partia serbe e Presidentit Vuçiq del partia e parë në këtë komunë.


Sipas rezultateve preliminare nga shtabet zgjedhore në komunë të Bujanocit PD ka fituar rreth 4255 vota, PVD rreth 3395 vota, LPD me rreth 2000 vota, APN me afro 1450 vota dhe UDSH me afro 700 vota.

Që nga viti 2002 e deri në zgjedhjet e vitit 2016 rregullisht një parti shqiptare ka dalur e para në zgjedhje dhe janë këto zgjedhje kur për herë të parë Partia Përparimtare e Serbisë -Aleksandar Vuçiq, ka arritur që të dalë subjekti më i votuar në Bujanoc me afërsisht 5000 vota, gjithnjë duke u bazuar në rezultatet preliminare.

Sipas këtyre rezultateve partia fituese e zgjedhjeve është lista “Aleksandër Vuçiq- Për fëmijë tonë “ që pritet të ketë 11 këshilltarë ndërsa Partia Demokratike me 10 këshilltarë në kuvendin komunal që përbëjnë shumicën.

TË NGJASHME

PVD DHE LPD PRO KOALICIONIT SHQIPTAR NË BUJANOC

PreshevaPRESS

CAKAJ FTON SHQIPTARËT E BUJANOCIT TË DALIN NË VOTIME MË 1 KORRIK

PreshevaPRESS

MË 1 KORRIK KONFIRMOHEN VOTAT PËR 3 DEPUTETËT SHQIPTAR NË PARLAMENTIN E SERBISË

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë