PreshevaPRESS

CAKAJ ZOTOHET PËR VAZHDIMIN E ANGAZHIMIT PËR SHQIPTARËT E LUGINËS

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se për herë të parë është ndërtuar një platformë e unifikuar politike e shqiptarëve karshi Serbisë.


Cakaj në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi  nuk janë certifikuar ende por sipas tij sa më i madh që është numri i ulëseve të shqiptarëve në Kuvend është aq më mirë.

“Sidoqoftë, ky nuk është thelbi i çështjes. Thelbi është të fryma e bashkimit dhe fillimi i bashkëpunimit në shërbim të mbrojtjes së interesave kombëtare të partive politike shqiptare atje”.

“Mbase mund të ketë shumë parti politike shqiptare, por duhet të ketë vetëm një faktorë politik në Luginë. Për herë të parë ne kemi ndërtuar një platformë të unifikuar politike të shqiptareve karshi Serbisë. Kjo është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin me shqiptarët atje për ta forcuar pozicionin e tyre dhe për të adresuar çështjet e tyre një nga një”, ka thënë Cakaj për Klan Kosovën.

TË NGJASHME

PVD DHE LPD PRO KOALICIONIT SHQIPTAR NË BUJANOC

PreshevaPRESS

CAKAJ FTON SHQIPTARËT E BUJANOCIT TË DALIN NË VOTIME MË 1 KORRIK

PreshevaPRESS

MË 1 KORRIK KONFIRMOHEN VOTAT PËR 3 DEPUTETËT SHQIPTAR NË PARLAMENTIN E SERBISË

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë