PreshevaPRESS

Vdes Christo, gjeniu kontrovers që i mbushte qytetet me art

Bota e artit bashkëkohor është në zi nga lajmi i ndarjes nga jeta e artistit me origjinë bullgare Christo Vladimirov Javacheff, i njohur nga artdashësit thjesht si Christo.


Së bashku me bashkëshorten Jeanne-Claude Denat, artisti ka qenë një protagonist i vlerësuar po aq sa i diskutuar, veçanërisht me instalacionet e tij madhështore, që në disa raste ndryshonin përkohësisht peizazhin e qyteteve dhe zonave të përzgjedhura.

Të famshëm mbeten godinat e famshme të “mbështjella” si në rastin e Reichsatd gjerman, si dhe pista e krijuar në liqenin e Iseos në Itali, që tërhoqi vëmendjen e qindra mijëra turistëve.

Artisti me pasaportë amerikane u shua në Nju Jork, në moshën 84-vjeçare.

TË NGJASHME

Vepra e Peter Handkes përkthehet në shqip

PreshevaPRESS

Franca mund të shesë pikturën “Mona Lisa” për një arsye të fortë

PreshevaPRESS

Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë