PreshevaPRESS

Facebook-u në telashe, punëtorët rebelohen kundër shefit të tyre, Mark Zuckerbergut

Punëtorët e Facebookut janë duke e përgatitur një rebelim kundër Mark Zuckerbergut, drejtorit ekzekutiv të tyre.


Ky rebelim ka të bëj me refuzimin e Zuckerbergut për të vepruar kundër Donald Trumpit. Punëtorët janë të pakënaqur me shefin e tyre mbi mediat sociale, në një shfaqje të rrallë të mospajtimit nga brenda kompanisë.

Mospajtimet erdhën nga punëtorë të të gjitha niveleve në kompani, përfshirë stafin e lartë, shkruan The Guardian.

Kritika të forta mori vendimi i Facebook-ut për të lejuar një postim të Trumpit që kishte nxitur policinë t’i qëllonte protestuesit në ShBA, e të cilin Twitteri e kishte fshehur prapa një paralajmërimi mbi “glorifikim dhune”.

Andrew Crow, shef i një sektori në Facebook shkroi në Twitter: “Dhënia e një platforme për të nxitur dhunë dhe për të shpërndarë dezinformata është e papranueshme, pavarësisht se kush jeni apo nëse ajo vlen. Nuk pajtohem me pozicionin e Markut dhe do të punojë që kjo të ndërrojë.”

“Marku e ka gabim, dhe unë do të jem shumë i zëshëm që t’ia ndërrojë mendjen,” ka thënë Ryan Freitas, drejtori i prodhimit të dizajnit për News Feedin e Facebookut.

Numri i punëtorëve të Facebook-ut që u ankuan publikisht është i vogël – vetëm një fraksion i kompanisë me 45 mijë të punësuar – por është një shfaqje e rrallë e mospajtimeve me lidershipin e Zuckerbergut, i cili kontrollon 57,9 për qind të të drejtave të votimit në bordin e Facebookut.

TË NGJASHME

‘Tesla’ do të rihapë fabrikën në Kaliforni pa leje

PreshevaPRESS

Apple me plane për tu larguar nga Kina, prodhimi i iPhone të bëhet në Indi?

PreshevaPRESS

HTC do të rikthehet në treg me Desire, një model mesatar?

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë