PreshevaPRESS

Aktori i “Leave It to Beaver”, Ken Osmond vdes në moshën 76-vjeçare

Ken Osmond, i cili ishte më i njohur për rolin e tij si Eddie Haskell në komedinë “Leave It to Beaver”, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.


“Ai ishte një baba tepër i sjellshëm dhe i mrekullueshëm”, tha djali i Osmondit, Eric në një deklaratë për Fox News të hënën. “Ai mblodhi gjithë familjen pasi ishte në prag të vdekjes. Ai ishte i dashur dhe do na mungojë shumë”.

Osmond vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, sipas Variety. Asnjë detaj tjetër rreth vdekjes së tij nuk dihet aktualisht.

Ken Osmond (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktori nga Kalifornia e filloi karrierën e tij në moshën 4-vjeçe, duke punuar në reklama dhe në moshën 9-vjeçare, ai mori rolin e tij të parë në filmin “So Big”.

Ai vazhdoi të shfaqet në “Good Morning Miss Dove”,”Everything But the Truth”, “The Loretta Young Show”, “The Walter Winchell File”, “Fury”, “Lassie”, dhe “Wagon Train”.

Aktori luajti në “Leave It to Beaver” nga 1957 deri në 1963.

Në vitin 1970, Osmond u bashkua me Departamentin e Policisë në Los Angeles, sipas Variety.

Dhjetë vjet më vonë, ai thuhet se u qëllua gjatë një ndjekje, por u shpëtua nga jeleku i tij antiplumb. Ai doli në pension në 1988.

Ken Osmond (Foto: Getty Images/Guliver)

Ken ka lënë pas gruan e tij, Sandra, dhe djemtë: Christian dhe Eric.

TË NGJASHME

Robbie Williams pretendon se bota është false dhe jeta e tij është iluzion

PreshevaPRESS

Rihanna emërohet një nga gratë më të pasura të Britanisë

PreshevaPRESS

Vdes nga koronavirusi aktorja e telenovelave meksikane

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë