PreshevaPRESS

Koncerti virtual “One World: Together At Home” grumbullon 127.9 milionë dollarë kundër covid19

Yje të mëdha botërore mbrëmjen e djeshme (e shtunë) kanë punuar së bashku në koncertin unik të titulluar “One World: Together At Home”.


Deri më tani janë publikuar perfomancat tetorëshe, që paraqiti artistë që performonin nga komoditeti i shtëpive të tyre, i cili ka mbledhur 127.9 milionë dollarë për fondin e ndihmës për luftimin e coronavirusit, shkruan Daily Mail.

Koncerti bamirës u organizua nga këngëtarja Lady Gaga, ku fillimisht nuk ishte menduar si opsion për të mbledhur fonde.

Shfaqja përfshinte artistë të ndryshëm sikurse, Taylor Swift, The Rolling Stones, Paul McCartney, Elton John, Sam Smith e Rita Ora, që të gjithë kënduan hitet e tyre më të mëdha, ndërsa yjet si David dhe Victoria Beckham dhanë mesazhe mbështetjeje.

Global Citizen, një lëvizje që përpiqet t’i japë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030, shkroi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter: “127.9 milionë dollarë për lehtësimin COVID-19. Kjo është fuqia dhe ndikimi i ‘Një Bote’”.

“Faleminderit Lady Gaga që ndihmuat Global Citizen të krijojë këtë ngjarje historike globale të transmetimit. Për të gjithë në mbarë botën: Qëndroni të fortë, rrini të sigurt, do të jemi së shpejti bashkë”, thuhet më tej.

Ndërkaq, autorja e hitit “Shallow” falënderoi të gjithë njerëzit për mbështetjen e tyre gjatë një video emocionuese në rrjetin social Instagram.

TË NGJASHME

Aktori Nick Cordero vdes në moshën 41-vjeçare, humb betejën me coronavirusin

PreshevaPRESS

Gashi publikon këngën e re “Butterflies”

PreshevaPRESS

Basisti i David Bowiet, Matthew Seligman vdes në moshën 65 vjeçare nga koronavirusi

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë