PreshevaPRESS

Giorgio Armani anulon sfilatën në Itali për shkak të Coronavirusit

Giorgio Armani (Foto: Reuters)

Giorgio Armani ka anuluar sfilatën e koleksionit vjeshtë – dimër 2020 njëherësh është bërë stilisti i parë italian që merr këtë vendim.


Shkak për këtë vendim të tij është bërë përhapja e Coronavirusit në Itali.

Marka ka njoftuar publikun se koleksioni do të prezantohet “me dyer të mbyllura” në një pasarelë të boshatisur dhe të gjithë mund ta ndjekin ‘live stream’ në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e rrjeteve sociale të këtij brendi.

Giorgio Armani (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, është shprehur një përfaqësues i markës së famshme.

Sipas raportimeve, ka 79 raste të konfirmuara të virusit në Itali, ndërsa deri tani ka edhe dy vdekje nga kjo sëmundje.

Ndërkaq, e diela e sotme është dita e fundit e Javës së Modës në Milano, ku prej të hënës do të nis Java e Modës në Paris. 

TË NGJASHME

Java e modës në New York/ Trendet më të reja në pasarelë

PreshevaPRESS

Rikthehet modeli që nuk ikën kurrë nga moda

PreshevaPRESS

Modelet shqiptare bëhen pjesë e projektit të “Dolce & Gabbana”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë