PreshevaPRESS

Snapchat njofton tiparin e ri Cameo, mundëson përdorimin e skenva të ndryshme me selfie

Kompania Snap ka njoftuar lansimin e Cameo në aplikacionin e njohur të rrjeteve sociale, Snapchat.

Karakteristika lejon përdoruesit të shfaqen në video të shkurtra të cilat mund t’u dërgohen miqve në Chat.

Karakteristika është e ngjashme me imitimet e thella deepfake që kohët e fundit kanë tërhequr vëmendjen.

Megjithatë, Cameo janë më kufizues dhe njerëzit janë në gjendje të tregojnë se personazhi në skenë nuk është në të vërtetë ju.

Karakteristika Cameo mund të gjendet në Chat, menjëherë pranë butonit të sticker-ave.

Gjatë javëve të ardhshme pasi funksioni të finalizohet, ju do të keni një përzgjedhje prej 150 Cameo për të zgjedhur, me më shumë që vijnë së shpejti.Pasi të keni shtypur butonin Cameo, bëni një selfie dhe zgjidhni një skenë që dëshironi të përdorni.

TË NGJASHME

Zbulohen madhësitë e linjës Galaxy S20, në prag të lansimit

PreshevaPRESS

Imazhi i ri i publikuar zbulon se Galaxy S20 Ultra do të ketë kamerë me zmadhim optik 100x

PreshevaPRESS

Apple duke punuar në një MacBook misterioz

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë