PreshevaPRESS

Ushtria e Gjermanisë ka një super lajm për Kosovën

Ende nuk duket në horizont përfundimi i misionit të KFOR-it në Kosovë.


“Largimi nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon”, ka theksuar gjatë vizitës së kampit të KFOR-it në Prishtinë, Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Prania e trupave gjermane në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme, ka theksuar ajo në takim me komandantin e KFOR-it

“Ajo që është ndërtuar në Kosovë, duhet të ketë siguri edhe në të ardhmen. Për këtë qëllim trupat gjerman tash e njëzet vjet ndodhen të angazhuara në Kosovë” ka thënë Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherit kryetare e Unionit Demokristian gjerman CDU, e cila ka qëndruar të dielën në Prishtinë. Ende nuk duket në horizont përfundim i misionit të KFOR-it, ndërsa prania e trupave gjermane në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme, ka theksuar Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer gjatë vizitës në kampin e KFOR-it Film Siti, ku ka takuar ushtarët gjermanë si dhe komandantin e KFOR-it.

“Ndonëse për njëzet vite është bërë shumë, në rajon ende ka një stabilitet fragjil” ka thënë Kramp-Karrenbauer, ndërsa ka shtuar se “stabiliteti në rajon është një sfidë për sa kohë nuk arrihet një marrëveshje mes palëve”. “Është me rëndësi fakti, që ajo që kemi ndërtuar për 20 vjet, nuk do të mund të rrezikohet në të ardhmen”.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se është krenare me punën e ushtarëve gjermanë të KFOR-it.

“Largimi i KFOR-it nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon” ka theksuar ajo për mediat gjermane. Sipas revistës gjermane Fokus, aktualisht në Kosovë në mesin e 3500 ushtarëve të KFOR-it mbi 80-të janë gjermanë.

TË NGJASHME

Haziri: Sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim, presidentin e propozon LDK-ja

PreshevaPRESS

Kosova nga sot ballafaqohet me valë të re të grevës në arsim dhe shëndetësi

PreshevaPRESS

Ambasadori amerikan: Albin Kurti të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë Veriore

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë