PreshevaPRESS

Rifillon takimi Mustafa – Kurti për marrëvjeshjen e koalicionit qeverisës LDK – LVV

Albin KurtiIsa MustafaLDKMarrëveshjaTakimiVV!Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, vetëm sa ka dalë nga takimi me grupin parlamentar të partisë së tij dhe është nisur për ta takuar sërish liderin e LDK-së, Isa Mustafën, me të cilin po bisedojnë për ta arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton portali “Front Online”.


Pak më herët Kurti dhe Mustafa kanë dalë nga takimi, ku është njoftuar se bisedimet do të vazhdojnë, pasi që ende nuk ka marrëveshje mes palëve.Jozyrtarisht mësohet se LVV-ja dhe LDK-ja kanë mospajtime rreth ndarjes së Ministrive.

Vlen të përmendet se para filllimit të takimit me Mustafën , Kurti ka lënë dyshime nëse ka marrëveshje. Ai para mediave ka thënë se pret që sot të merren vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutive.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e qeverisë në të cilën unë si kryeministër do t’i kem 12 ministri në kabinetin qeveritar. Këto bisedime do t’i bëjë me Mustafën. Ne e kemi harmonizuar programin dhe besoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv. Këto bisedime do të fillojnë sot. Tash na pret procesi i bisedimeve. Kemi zotimin tonë që sa më mirë të përfundojë gjithçka. Marrëveshja është marrëveshje mes dy palëve dhe unë s’mund të flas për të dyja palët”, ka thënë ai.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka theksuar se ende kanë çështje për të diskutuar.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa dallime programore që kanë qenë tashmë janë tejkaluar, janë edhe disa çështje tjera të cilat kanë mbetur që do të diskutohen prej sot e tutje”, ka deklaruar Veliu pas homazheve tek varri i ish presidentit të Kosovës dhe presidentit historik të LDK-së, Dr.Ibrahim Rugova.

TË NGJASHME

Pacolli nis punën, kështu do të duken apartamentet që do të ndërtojë në Thumanë

PreshevaPRESS

Kosnett: SHBA nuk inkurajon rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi

PreshevaPRESS

Takimi mes Kurtit e Mustafës përfundon me një marrëveshje!

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë