PreshevaPRESS

Nuk ka marrëveshje, përfundon takimi Kurti-Mustafa

As sot krerët e VV-së dhe LDK-së nuk kanë arritur marrëveshje mes vete.


Ketë e ka bërë të ditur kryetari i VV-së Albin Kurti, pas përfundimit të takimit me Isa Mustafen e LDK-së, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

“Avancim ka, mirëpo marrëveshje nuk kemi ende, për shkak se qartazi kemi gjera për të cilat nuk jemi marrë vesh”, tha mandatari i VV-së për Kryeministër.  Ai nuk ka treguar se cilat janë dallimet me LDK-në.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesore, mirëpo, që nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me VV-në kanë dallime.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, ka thënë ai.

Takimi i nisur pas orës 14:00, nuk ka zgjatur shumë. Pasi krerët e ndërprenë atë për 40 minuta pauzë.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, propozimi që e ka dhënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që LDK pos kryetarit të Kuvendit, t’i ketë edhe 6 ministri deri në zgjedhjen e presidentit, nuk është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Albin Kurti ka kërkuar që ministritë të ndahen 5 me 5, si dhe kryetari i Kuvendit t’i takoj LDK-së.

Sipas këtyre burimeve të afërta me takimin e dy liderëve, propozimi i VV-së është që pas zgjedhjes së presidentit nga LDK, atëherë Vetëvendosje të ketë 6 ministri, derisa 4 të tjera t’i takojnë partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

TË NGJASHME

Pacolli nis punën, kështu do të duken apartamentet që do të ndërtojë në Thumanë

PreshevaPRESS

Kosnett: SHBA nuk inkurajon rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi

PreshevaPRESS

Takimi mes Kurtit e Mustafës përfundon me një marrëveshje!

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë