PreshevaPRESS

Neymari nuk e respekton as PSG-në e as tifozët, Petit me kritika për brazilianin

Ish-mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit, e ka akuzuar Neymarin për mosrespektimin e Paris Saint-Germainit dhe tifozëve të klubit ku luan.

Legjenda franceze që ka luajtur edhe për Arsenalin e Chelsean, beson se braziliani është treguar egoist gjatë gjithë kohës sa po luan te kampioni i Ligue 1.

Sulmuesi i PSG-së gjatë verës kërkoi të largohej nga klubi, ndërsa vazhdon të ketë mosmarrëveshje me drejtuesit e skuadrës.

Neymar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Kur luaja me (Zinedine) Zidane ose (Youri) Djorkaeff, e dija se ata mund ta vendosin vet një ndeshje, prandaj e pranonim neglizhencën që e bënin në mbrojtje. E pranonim dhe e kryenim punën tonë, sepse e dinim se ata mund të fitonin me një lëvizje prej gjeniu”.

“I tillë nuk është rasti aspak me Neymarin. Ky njeri luan për veten dhe vetëm për veten e tij. Vendoseni veten në vendin e lojtarëve të PSG-së, të cilët i durojnë me muaj teket e këtij personi që shkel mbi klubin dhe tifozët e tyre; ai nuk ka aspak respekt”, ka deklaruar ish-mesfushori për RMC Sport.

Ndryshe, Neymar lidhet me një kthim në La Liga, ku ish-klubi i tij, Barcelona dhe Real Madridit kanë shprehur interesim për ta pasur në skuadër.

TË NGJASHME

Neymar-Mbappe; tensioni i akumuluar është gati të shpërthejë

PreshevaPRESS

Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

PreshevaPRESS

Ansu Fati me golin ndaj Interit futet në histori të Ligës së Kampionëve

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë