PreshevaPRESS

Apple mund të përdorë panele Samsung OLED vetëm për modelet iPhone Pro të 2020

Samsungu si duket ia ka dalë në përpjekjet e veta për ta bindur Apple që t’i përdorë panelet Y-OCTA OLED të kompanisë së Koresë së Jugut. Vitin e kaluar kishte thashetheme se iPhone 2019 do t’i përdorin këto panele, por kjo nuk u realizua.

Tani ETNews raporton se Samsungu do të jetë furnizuesi ekskluziv i paneleve OLED për iPhonët 5.4 inçësh dhe 6.7 inçësh.

Teknologjia Y-OCTA e përdor teknologjinë on-cell të ndjeshme ndaj prekjes, kështu që nuk kërkon shtresë të veçantë të ndjeshme ndaj prekjes. Kjo e bën panelin e ekranit më të hollë dhe më të lirë për prodhim.

Thuhet se Samsungu është e vetmja kompani e cila mund të bëjë prodhim masiv të paneleve të tilla në kapacitetet që i duhen Apple.

Pritet që Apple vitin e ardhshëm t’i lansojë edhe dy iPhonë të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe iPhone SE 2, i cili do të përdorë ekran LCD 4.7″, si dhe iPhone 12 standard me panel OLED 6.1 inçësh.

Për dallim nga modeli Pro, Apple do t’i porosisë panelet OLED për iPhone 12 nga Samsungu, por edhe nga kompania LG.

TË NGJASHME

Të gjitha variantet e iPhone 12 që Apple do të prezantojë vitin e ardhshëm

PreshevaPRESS

Windows 10 për telefona mobilë shuhet, nuk mbështet më me përditësime

PreshevaPRESS

Snapchat njofton tiparin e ri Cameo, mundëson përdorimin e skenva të ndryshme me selfie

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë