PreshevaPRESS

KËSHILLTARJA E KUVENDIT TË PRESHEVËS KAPET NË KONFLIKT INTERESI

Për shkak se ajo ishte në të njëjtën kohë këshilltare e Kuvendit të Preshevës dhe lidhi disa kontrata me Komunën e Preshevës, në bazë të të cilave ajo mori pjesë në prokurimin publik dhe përcaktimin e statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, Agjensia Kundër Korrupsionit përcaktoi që këshilltarja A.B ishte në konflikt interesi dhe si rezultat, asaj iu dha masa e shpalljes publike të vendimit për shkelje të ligjit, shkruan Juzne Vesti.


Sipas Juzne Vesti, këshilltarja A.B është këshilltare e partisë qeverisëse në Preshevë, Alternativa për Ndryshim në Kryetarin të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas vendimit të Agjencisë të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu, deri sa ushtronte funksionin publik si këshilltare në Kuvend, në shkurt dhe shtator 2018, A.B nënshkroi dy kontrata të përkohshme pune me Komunën e Preshevës, sipas së cilës detyra e saj ishte të analizonte situatën dhe nevojat E ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimi i planit të investimeve kapitale për vitin 2018, zhvillimi i bazave të të dhënave të institucioneve zhvillimore, plani dhe zbatimi i procedurave të prokurimit publik dhe mbledhja e ofertave në bashkëpunim me Komisionin e Prokurimit Publik.

Subjekti i kontratës, të cilën ajo nënshkroi në Mars 2019, ishte regjistrimi, mbledhja, përcaktimi i statusit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në bashkëpunim me Komisariatin për Refugjatë të Republikës së Serbisë.

Për secilën kontratë të lidhur për periudhën 6 muajore, A.B merrte një shumë prej 48,000 dinarë.

Gazetarët e Juzne Vesti provuan të kontaktojnë me Këshilltaren A.B, por ajo deri më tani ka heshtur për vendimin e Agjencisë.

TË NGJASHME

TË ENJTEN PRITET LUGINËN TË E VIZITOJNË DY MINISTRAVE TË QEVERISË HOTI

PreshevaPRESS

KËSHILLTARI I PVD-së: QYTETARËT E PRESHEVËS PO BALLAFAQOHEN ME PROBLEMIN E EMËRTIMIT TË RRUGËVE

PreshevaPRESS

RRITET NR I TË PREKURVE ME COVID19 NË KOMUNËN E BUJANOCIT

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë