PreshevaPRESS

Macron e Stoltenberg: Pavarësisht mosmarrëveshjeve NATO mbetet e fortë

Presidenti francez Emmanuel Macron përgëzon veten për komentet në lidhje me ”vdekjen klinike” të NATO-s duke theksuar se aleanca kishte nevojë për një thirrje zgjimi, deklaratë e bërë në një konferencë shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


“Pyetjet që unë bëra janë pyetje të hapura që nuk janë zgjidhur”, deklaroi Macron pas bisedimeve të tyre në Paris.

Ai vuri në dukje çështje si paqja në Europë, marrëdhëniet me Rusinë, çështja me Turqinë dhe pyetjen se kush është armiku i përbashkët.

“Dy samitet e fundit iu përkushtuan vetëm mënyrës sesi mund të punojmë për të lehtësuar kostot financiare për SHBA-në”, theksoi Macron duke folur për një shkëputje të dukshme mes këtij debati dhe sfidave me të cilat përballet aleanca.

Ndërkohë, Stoltenberg thekson se pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda aleancës, ”themelet e NATO-s janë të forta”.

”Do të vazhdojmë të përshtatemi, të modernizohemi dhe së bashku do të kërkojmë sesi mund të forcojmë më tej rolin politik të NATO-s”, theksoi Stoltenberg, pavarësisht mosmarrëveshjeve në aleancë.

TË NGJASHME

Trump nënshkruan urdhërin e ri: Feja hebraike do jetë kombësi, e jo thjesht fe

PreshevaPRESS

Komiteti Gjyqësor diskuton artikujt për shkarkim të Trumpit para votimit përfundimtar

PreshevaPRESS

Agjentët sekretë rusë po i përdorin Alpet Franceze si “bazë” për të planifikuar goditjet ndaj vendeve evropiane

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë