PreshevaPRESS

Hungaria tërhiqen nga Eurovision: Shumë lidhje me kulturën LGBTQ

Hungaria nuk do të marrin pjesë këtë vit në Eurovision Song Contest për shkak të lidhjes së këtij festivali me kulturën LGBTQ sipas disa mediave, kjo mohohet nga qeveria hungareze.


Gazeta britanike The Guardian  shkruan se sipas burimeve të tyre në televizionin publik hungarez, MTVA.

MTVA megjithatë nuk ka saktësuar arsyet konkrete të tërheqjes nga pjesëmarrja në ‘Eurosong’, vetëm se në njoftimin e tyre lajmëruan se “drejtpërdrejtë do të mbështesin muzikë me vlerë dhe prodhim të talenteve hungarezë të pop muzikës” sipas revistës NME.

Portali hungarez Indeks gjithashtu njoftoi se arsye e tërheqjes nga “Eurovision Song Contest” është “pasi janë shumë gay”. Këtë pretendime janë mohuar nga përfaqësues të qeverisë së Viktor Orban i mohuan këto pretendime duke i quajtur lajme të rreme.

Mediat britanike të megjithatë e theksojnë se gazetari Andrass Bencik, duke e komentuar vendimin e MTVA, e cilësoi “Eurosong” si “flotë e homoseksuale”.

“E mbështes vendimin, edhe nga pikëpamja e shëndetit mendor, që Hungaria mos të merr pjesë në flotë homoseksualësh ku ka përfunduar e gjithë kjo garë muzike. Shumë të rinj mendojnë se kjo është diçka e përshtatshme për nën 18 vjeçare, por në atë ngjarje shija e publikut shkatërrohet nga transvestitë dhe gra mjekroshë” tha Bencik.

TË NGJASHME

Aktori Nick Cordero vdes në moshën 41-vjeçare, humb betejën me coronavirusin

PreshevaPRESS

Gashi publikon këngën e re “Butterflies”

PreshevaPRESS

Koncerti virtual “One World: Together At Home” grumbullon 127.9 milionë dollarë kundër covid19

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë