PreshevaPRESS

20 tonë çokollatë vidhen në Austri, sasia arrin vlerën e 50 mijë eurove

Autoritetet në Austri kanë nisur hetimet për të kapur një grabitës i cili mashtroi rëndë një fabrikë në mënyrë që t’i dorëzonin atij një kamion me 20 tonë çokollatë.


Vlera e kësaj sasie çokollate të vjedhur, arrin vlerën e 50,000 eurove, njofton Klan Kosova.

Siç raportojnë mediat austriake policia ka konfirmuar rastin dhe kanë theksuar se incidentet e këtij lloji janë bërë më të zakonshme vitet e fundit.

”Fabrika i kishte dhënë detyrë një kompanie austriake për të dërguar në Belgjikë, produktet e saj të brendit të çokollatave Milka, por kontrata e transportit ishte kaluar më pas tek një firmë mallrash hungareze që punësoi një kontraktues çek”, thuhet në raport.

Ndonëse morën rrugë, çokollata nuk arriti asnjëherë destinacionin që duhej ndërsa kamioni dhe drejtuesi i tij u zhdukën.

Sipas hetuesve, nga ky rast u zbulua se targat e automjetit ishin të vjedhura dhe shoferi nuk punonte për kompaninë çeke.

TË NGJASHME

Gjashtë muaj koronavirus: Misteri për të cilin shkencëtarët po garojnë ta zbulojnë

PreshevaPRESS

Parashikimi i motit për ditën e sotme

PreshevaPRESS

Horoskopi ditor, 7 korrik 2020

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë