PreshevaPRESS

Victoria’s Secret anulon shfaqjen vjetore të modës

Foto: Rick Kern/Getty Images for Victoria's Secret/Guliver

Marka e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret ka anuluar shfaqjen e saj vjetore të modës. Vendimi është marrë në mes vlerësimeve në ulje për markën dhe kritikave në lidhje me të.


Shfaqja nisi në 1995 dhe dikur ishte një ngjarje e madhe kulturore, duke tërhequr miliona shikues çdo vit.

Vitin e kaluar Victoria’s Secret pati vlerësimet më të ultë ndonjëherë dhe tërhoqi kritikat se ishte seksiste, e vjetërsuar dhe se i mungonte diversiteti.

Photo by Bob Levey/Getty Images for Victoria’s Secret

Kompania “mëmë” e markës, L Brands, tha se ishte e rëndësishme të evoluojë strategjinë e saj të marketingut.

“Ne po mundohemi të kuptojmë se si të avancojmë pozicionin e markës dhe t’ua komunikojmë klientëve”, ka thënë Stuart Burgdoerfer, drejtori kryesor financiar i L Brands.

Sidoqoftë, ai tha se shfaqjet ishin një aspekt i rëndësishëm i markës dhe një arritje e shquar e marketingut, përcjell Ora.

Foto: Rick Kern/Getty Images for Victoria’s Secret

Në shfaqjet vjetore të Victoria’s Secret sfilojnë modelet më të suksesshme si Tyra Banks, Heidi Klum, Miranda Kerr, Bella Hadid, Gigi Hadid e Kendall Jenner.

Shitjet e dobëta të Victoria’s Secret ndikuan në rendimentin e L Brands, i cili raportoi një humbje neto prej 252 milion dollarë. 

TË NGJASHME

Rihanna prezanton linjat e saj, në pistën e modës

PreshevaPRESS

Trendi i fustaneve që duhet t’i vishni në një dasmë vjeshte

PreshevaPRESS

Palltot e dimrit nuk duhet të jenë të mërzitshme, këtë sezonë zgjidhni ngjyrat

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë