PreshevaPRESS

SALIHU PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE: DO TË JEMI KONSTRUKTIV

Kryetari i LR – PDSH- së, Sami Salihu ne një intervistë për Titulli.com sa i përket pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Serbi u shpreh se partitë duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të kemi unifikimin të faktorit politik.


Ai më tej shton se LR- PDSH do të ketë një rol konstruktiv në bisedime tha Salihu.

“Vlerësoj se për çështjen e Zgjedhjeve Parlamentare në Serbi, duhet të jemi të kujdesshëm në prononcime. Pjesëmarrja e spektrit politik të Luginës, në zgjedhjet Parlamentare në Serbi, është një moment i rëndësishëm që ka të bëjë me pozicionimin e faktorit politik shqipëtar. Jam i mendimit që duhet të veprojmë kujdesshëm e që t’i shërbejmë frymës së unifikimit të përgjithshëm. Ende ka kohë për prononcime individuale ose partiake, sepse këto prononcime të njëanshme ose të parakohshme nuk i shërbejnë frymës koncensuale qoftë për pjesmarrje ose e kundërta. Duke u bazuar në faktin që priten zhvillime ne bisedimet Kosovë – Serbi, faktori politik i Luginës duhet të tregojë pjekuri në lidhje me hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë në lidhje me këtë temë. Si kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe si kryetar i Lëvizjes për Reforma nuk do të nxitohesha të deklarohesha, por ajo që do të potencoja veçanërisht, është që per sa i perket pjesëmarjes Lëvizja për Reforma do të ketë një rol konstruktiv në bisedimet për mundësin e një koncenzusi gjthpartiak e më gjerë”, tha kryetari i LR-PDSH-së, Sami Salihu./Titulli.com

TË NGJASHME

TË ENJTEN PRITET LUGINËN TË E VIZITOJNË DY MINISTRAVE TË QEVERISË HOTI

PreshevaPRESS

KËSHILLTARI I PVD-së: QYTETARËT E PRESHEVËS PO BALLAFAQOHEN ME PROBLEMIN E EMËRTIMIT TË RRUGËVE

PreshevaPRESS

RRITET NR I TË PREKURVE ME COVID19 NË KOMUNËN E BUJANOCIT

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë