PreshevaPRESS

KAMBERI: CAKAJ PREMTOI MBËSHTETJE, SË SHPEJTI DO TË VIZITOJË LUGINËN

Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës sot kanë përfunduar agjendën  dy ditore në Tiranë.

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamaberi njëherit edhe kryetar i Bujanocit i kontaktuar nga PreshevaPRESS në lidhje me takimin e realizuar në Shqipëri, nuk përmendi askund zgjedhjet parlamentare e vitit të ardhshëm në Serbi, por paralajmëroi vazdhimin e takimeve të rregullta me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe vizitë të shpejtë të ministrit Cakaj në Luginë .

“Me ministrin Cakaj biseduam për problematikat jetësore në Luginën e Preshevës dhe nevojën emergjente të koordinimit të veprimeve të përbashkëta. U kërkua prezence më e madhe e drejtpërdrejtë dhe efikase e Republikës së Shqipërisë në këtë rajon përmes diplomacisë, përfaqësive konsullore dhe me fond te veçantë për Luginën. Ministri Cakaj premtoi mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Shqipërisë për gjitha këto tema duke premtuar edhe vizitë të shpejtë në Luginë. Ky ishte takimi i parë i cili do të përcillet edhe me takime tjera te ndërsjella.” tha Shaip Kamberi për PreshevaPRESS në lidhje me vizitën dy ditore të realizuar në Tiranë dhe takimin e përbashkët me përfaqësuesit politik të Luginës dhe ministrin Gent Cakaj.

Edhe pse u raportua se ministri Cakaj takimin e përbashkët me të gjithë liderët e partive politike shqiptare nga Lugina ka thirrur për të adresuar kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë për të krijuar një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, këto zgjedhje nuk përmenden askund as në kumtesën e ministrit Cakaj në facebook në lidhje me takimin e sotshëm.

TË NGJASHME

KËSHILLTARËT E PVD-së: SEANCA E KUVENDIT TË PRESHEVËS – DEBAT VIRTUAL I BUXHETIT

PreshevaPRESS

KAMBERI PARALAJMËRON KANDIDAT TË RI TË PVD-së NË ZGJEDHJET E ARDSHME LOKALE

PreshevaPRESS

NJË DELEGACIONI I PDSH-së TAKON KRYETARIN E VETËVENDOSJES

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë