PreshevaPRESS

Presidenti grek vlerëson punën e artistit shqiptar

Artisti shqiptar, Defrim Kristo Hasa është vlerësuar për punën e tij artistike dhe kontributin e dhënë në komunitetin e qytetit grek Amaliada, përcjellë KultPlus.


Pas mbarimit të liceut artistik “Jordan Misja”, Hasa u vendos në Greqi ku jeton prej 27 vitesh. Ai është angazhuar në fushën e mësimdhënies, ku prej 15 vitesh jep mësime pikture në këtë qytet.

Artisti shqiptar ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Së fundmi, ai ishte pjesë e ekspozitës në muzeun e Luvrit në Paris, ku morën pjesë 1108 piktorë nga e gjithë bota.

Hasa, gjithashtu, ka realizuar edhe një portret të presidentit grek.

TË NGJASHME

Shkrimtari Ali Asllani kthehet si bust në Vlorë

PreshevaPRESS

Studentët shqiptarë në Ohio përmes fotografive tregojnë historinë e Kosovës

PreshevaPRESS

Nesër në Prishtinë, debat për Teatrin Kombëtar të Tiranës

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë