PreshevaPRESS

Filmi i frymëzuar nga protestat në Paris, “Les Miserables” shfaqet në ekranet franceze

Biletë kinemaje. Foto: Igorovsyannykov/Pixabay

Filmi “Les Miserables”, i cili trajton jetën e një oficeri policie që bashkohet me ekipin kundër krimit, vjen si goditje në shenjë në ekranet franceze. Shoqëruar nga skuadra e tij e re, oficer Stefani do të gërmojë në përditshmërinë e jetës në qytet.


E frymëzuar nga protestat e zhvilluara në periferi të Parisit dhe në disa qytete të tjera franceze ne vitin 2005, tema duket të qëndrojë aktuale dhe në ditët e sotme. Muaj më parë, regjisori Ladj Li ka ftuar presidentin Emmanuel Macron ta shohë.

“Eshtë një film i rëndësishëm sidomos kur mendojmë rreth asaj çfarë po ndodh në vendin tonë, me protestat e jelekverdhëve. Ne kemi qenë vetë “jelekverdhë” në periferi, kemi kërkuar të drejtat tona dhe i jemi nënshtruar dhunës policore për 20 vjet. Pra, po, është një tematikë me vlerë të veçantë dhe shpresojmë që të organizojmë shpejt një shfaqje me Presidentin Macron. Ai duhet absolutisht që ta shohë filmin.”- është shprehur Li në një intervistë për Euronews.

Nuk vonoi shumë dhe kreu i shtetit francez iu përgjigj pozitivisht thirrjes. Menjëherë pasi pa filmin, presidenti Makron tha se ishte “gati për të vepruar” për të gjithë periferitë e lëna në harresë.

I tërë filmi është frymëzuar nga ngjarje të vërteta, duke treguar jetën e përditshme të policëve si dhe banorëve të qytetit.

Ky prodhim ishte një nga zbulimet e këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë, ku fitoi çmimin e Jurisë. Po ashtu, filmi përfaqëson Francën në çmimet Oskar nën kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.

TË NGJASHME

Film anglez me këngë Labe

PreshevaPRESS

Halle Berry lëndohet gjatë xhirimeve të filmit të ri “Bruised”

PreshevaPRESS

Jennifer Lopez thotë se nuk u pagua për rolin në filmin “Hustlers”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë