PreshevaPRESS

Dubai renditet ndër pesë vendet më të fotografuara në botë

Dubai renditet si vendi i pestë më i fotografuar në Instagram; Foto AhmadArdity, Pixabay
Dubai renditet si vendi i pestë më i fotografuar në Instagram; Foto AhmadArdity, Pixabay

Dubai është renditur si vendi i pestë më i fotografuar në rrjetin social Instagram, sipas një sondazhi nga faqja e udhëtimeve Wego.


Nga plazhet gjithëpërfshirëse tek arkitektura mbresëlënëse dhe restorantet të një cilësie të nivelit botëror, mundësitë e turistëve për të shkrepur foto janë kudo.

Në fakt, ushqimi është një ndër arsyet kryesore për të vizituar qytetin.

Sipas etiketimeve në Instagram, Dubai udhëheq kategorinë e “ushqimeve”.

Vetëm këtë verë, Dubai është përmendur 79 milion herë.

Disa nga vendet më në zë janë “Kopshti i Mrekullive”, i cili është dhe kopshti më i madh i luleve në botë,  me një sipërfaqe prej 72 mijë katrorë dhe me mbi 50 milion lule.

Në qendrën të qytetit ndodhet dhe Burj Khalifa, e cila është ndër pesë vendet më të fotografuara në Instagram nga Dubai.

“Korniza e Artë e Dubait”, një nga vendet më të vizituara për shkak të arkitekturës së veçantë. Ndërtesa 150 metra e lartë dhe 93 metra e gjerë është e ndërtuar në mënyrë që vizitorët të kenë mundësi të shohin Dubain modern në jug dhe pjesën e vjetër të qytetit në veri.

Mamoun Hmedan, menaxheri i Wego thotë se renditja e Dubait në mesin e pesë qyteteve më të përmendura në Instagram është një arritje e madhe.

“Dubai është qyteti i vetëm arab që renditet në listën e pesë vendeve kryesuese. Kjo është një arritje e madhe për një qytet i cili ka shumë pak eksperiencë me turizmin në krahasim me vendet e tjera,” thotë ai.

Vendin e parë e mban Londra me 118 milion “hashtag”, dhe më pas Parisi me 101 milion.

Ndër të tjera, vendet më të përmendura janë edhe Stambolli, Los Anxhelos, Xhakarta, Barcelona, Moska dhe Tokio.

TË NGJASHME

Vetëm 15 minuta ushtrime në ditë

PreshevaPRESS

Bomba amerikane që është 80 herë më e fortë se bombat atomike

PreshevaPRESS

Tri pije që shmangin dhimbjet e kokës

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor cookies për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë